Ligjore
Kushtet e qirasë
Kushtet e kontratës që pranon çdo qiramarrës kur merr një makinë me qira nga ne.
Ky është teksti origjinal shqip i kontratës që nënshkruani.
- Qiramarrësit duhet të jenë mbi 21 vjeç.
- Qiramarrësit duhet të kenë patentë për qëllimin e automjetit.
- Automjeti nuk jepet askujt tjetër përveç qiramarrësit të autorizuar nga kontrata.
- Automjeti duhet të dorëzohet i pastër në momentin e kthimit.
- Automjeti duhet të dorëzohet me të gjitha sasitë e karburantit si në momentin e marrë.
- Automjeti nuk duhet të përdoret në rrugë të papërshtatshme ose jashtë kushteve normale të transportit.
- Automjeti duhet të kthehet pa dëmtime; çdo dëmtim do të përballohet nga qiramarrësi.
Sigurimi dhe përgjegjësia:
Automjeti ka sigurim TPL (Third Party Liability) – që mbulon dëmtimin e palëve të treta.
Në rast aksidenti:
- Nëse qiramarrësi është fajtor, sigurimi mbulon dëmtimin e palëve të treta, por qiramarrësi është i detyruar të paguajë për riparimin e makinës që ka marrë me qira.
- Nëse qiramarrësi nuk është fajtor, ai nuk ka asnjë detyrim për dëmtimet.
- Në rast problemesh ose aksidenti, qiramarrësi është i detyruar të kontaktojë kompaninë.
- Nuk lejohet që makina të drejtohet nga persona të tjerë përveç atij që është i autorizuar. Gjithashtu, nuk lejohet përdorimi i makinës për transport njerëzish, transport mallrash ose sende të paligjshme.
- Kjo kontratë është vetëm për territorin e Republikës së Shqipërisë.
- Lexova kushtet e kontratës që shkruhen dhe jam plotësisht dakord. Deklaroj se të gjitha të dhënat që kam dhënë më sipër janë plotësisht të vërteta.